Dimitrov në Bruksel do t’i referohet referendumit

Maqedonia

Dimitrov në Bruksel do t’i referohet referendumit

Më: 29 gusht 2018 Në ora: 09:17
Ministri për Punë të Jashtme, Nikolla Dimitrov

Ministri për Punë të Jashtme, Nikolla Dimitrov, i cili po qëndron për vizitë pune në Bruksel do të mbajë fjalim para Komitetit për Punë të Jashtme në Parlamenti Evropian.

Ai do të njoftojë për përgatitje aktuale për mbajtjen e referendumit, zbatimin e reformave kyçe në vend nga ana e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe përgatitjet për procesin e skriningut me Komisionin Evropian, me qëllim që për një periudhë të shkurtër të hapet rruga për fillimin e bisedimeve për anëtarësim në BE.

Komiteti për Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian është trup punues i Parlamentit Evropian në të cilën marrin pjesë përfaqësues të grupeve të ndryshme parlamentare të përfaqësuara në Parlamentin Evropian.

Dimitrov dje kishte takim me zv. sekretarin e përgjithshëm të NATO-s,  Rose Gottemoeller me të cilën bisedoi për gjendjen momentale në vend, përgatitjet për referendum dhe zbatimin e reformave. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat