Euroambasadori Samuel Zbogar do të realizoj takime me qytetarët në disa qytete të Maqedonisë

Maqedonia

Euroambasadori Samuel Zbogar do të realizoj takime me qytetarët në disa qytete të Maqedonisë

Më: 29 gusht 2018 Në ora: 10:40
Euroambasadori Samuel Zbogar

Nga sot deri në disa ditë në vijim qytetarët do të mund drejtpërdrejtë t’i parashtrojnë pyetje euroambasadorit Samuel Zbogar për gjithçka që u intereson.

Me moton “Mendojeni të ardhmen së bashku”, drejtoria për zgjerim dhe politika fqinjësore gjatë Komisionit Evropian do të mbajë një sërë takime në të gjithë Maqedoninë.

Temat janë të ndryshme nga mjedisi jetësor, bujqësia, kufizimi i bashkëpunimit, zhvillimi rajonal të këshilluara për komunat në të cilat do të mbahet takime dhe debate.

Këtë ngjarje të cilën e organizon delegacioni i Komisionit Evropian sot në Shkup dhe formalisht do ta hap drejtori i drejtorisë për zgjerim dhe politikë fqinjësore në kuadër të Komisionit Evropian, Kristijan Danielson.

Delegacioni i BE-së në vend gjithashtu do të organizojë punëtori për ndihmë financiare të BE-së në shumë qytete, ku qytetarët do të mund të informohen për fondet, projektet, dhe të këshillohen se si me sukses të aplikojnë për projektet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat