Hahn: Bisedimet me Maqedoninë do të zgjasin më shumë

Maqedonia

Hahn: Bisedimet me Maqedoninë do të zgjasin më shumë

Më: 29 gusht 2018 Në ora: 11:31
Hahn

Eurokomesari për zgjerim dhe fqinjësi të mirë Johannes Hahn, në një intervistë për gazetën austriake “Tiroler Tageszeitung” ka thënë se bisedimet për pranimin e Maqedonisë në BE do të zgjasin më shumë se më parë.

Ai në intervistë ka thënë se cilësia është para shpejtësisë dhe se anëtarësimi i Hungarisë dhe Rumanisë kanë treguar shumë gjëra.

Hahn tha se Bashkimi Evropian ka nxjerrur mësime nga bisedimet për pranim që deri tani i ka bërë me shtetet tjera.

“Proceset që kemi nisur në Ballkanin Perëndimor duhet të marrin më shumë nivel të pakthyeshmërisë, kur bëhet fjalë për vendosjen e sundimit të së drejtës dhe luftës kundër korrupsionit”, tha Hahn.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat