Rikonstruohen hapësirat e burgut të Idrizovës

Maqedonia

Rikonstruohen hapësirat e burgut të Idrizovës

Më: 29 gusht 2018 Në ora: 12:59
Ministrja për Drejtësi në Republikën e Maqedonisë, Renata Deskoska

Ministrja për Drejtësi në Republikën e Maqedonisë, Renata Deskoska, së bashku me Drejtorinë e Administratës së Sanksioneve, Jovica Stojanoviq, sot para opinionit i prezantoj hapësira e reja të burgut në “Idrizovë” me mjete të kohës më moderne dhe standardeve evropiane.

I gjithë projekti për rikonstruim dhe rritjen e kapaciteteve të burgut kushton 11 milionë euro dhe ka filluar që në vitin 2011. Në fazën e parë të ndërtimit janë ndërtuar dy objekte të departamentit hapur dhe gjysmë të hapur me kapacitet gjithëpërfshirës prej 546 të burgosur në hapësirë prej 10 mijë metra katror duke përfshirë edhe hapësirën e hapur nga të dyja anët.

Qelitë janë bërë për katër persona të gjykuar, me banja brenda. Të burgosurit do të kenë edhe hapësira për qëndrim të përbashkët, ndërsa për persona me nevoja të veçanta ka qeli të posaçme në hapësirat e reja.

“Republika e Maqedonisë për një kohë të gjatë është kritikuar në raportet ndërkombëtare dhe të brendshme për kushte joadekuate në burgje dhe me këtë edhe për trajtim johuman të personave të cilët vuajnë dënimin më të rëndë me burg në legjislaturën e Maqedonisë, tha ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat