Dimitrov në Bruksel: Nuk kërkojmë çmime të pamerituara, por valorizim të rrëfimit të suksesshëm

Maqedonia

Dimitrov në Bruksel: Nuk kërkojmë çmime të pamerituara, por valorizim të rrëfimit të suksesshëm

Më: 29 gusht 2018 Në ora: 17:29
Dimitrov në Bruksel

Politikanët mund të bëjnë karrierë të plotë dhe të jetojnë nga një kontest i pazgjidhur, ndërkaq mund edhe të japin mund dhe ta zgjidhin, duke e mbrojtur më të rëndësishmen për të dyja palët, në mënyrë që qytetarët e shteteve të tyre të ejtojnë më mirë, theksoi shefi i diplomacisë së Maqedonisl, Nikolla Dimitrov para anëtarëve të Komitetit për punë të jashtme të Parlamentit evropian, duke elaboruar për aktualitetet në Maqedoni në prag të referendumit.

Dimitrov foli për rrjedhën e implementimit të reformave kyçe në vend dhe përgatitjeve për procesin e skriningut me Komisionin evropian. Me atë rast e theksoi efektivitetin e procesit negosiues në lëvizjet reformuese dhe rëndësinë e njohjes së hapave të jashtëzakonshëm të RM-së, posaçërisht duke e pasur parasysh kontekstin rajonal dhe gjeopolitik.

"Nuk kërkojmë rrugë të shkurtëra apo çmime të pamerituara. Por, do të donim që rrëfimet dhe gjasat e suksesshme të valorizohen dhe të shfrytëzohen në mënyrë adekuate, posaçërisht në kohën kur në rajon, por edhe më gjerë, nevojiten shembuj të tillë", theksoi Dimitrov në fjalimin para anëatrëve të Komitetit për punë të jashtme të PE-së, në axhendën e të cilit ështëe dhe leximi i parë i propozim rezolutës së PE-së për RM-në.

MPJ kumtoi se gjatë diskutimit, eurodeputetët shprehën mbështetje dhe urime për suksesin e jashtëzakonshëm diploamtik - zgjidhjen e kontestit prej dekadash me Greqinë. Minsitri Dimitrov shprehi falënderim për mbështetjen dhe qasjen konstruktive të PE-së në procesin e inkuadrimit të RM-së në BE, fuqinë e reflektuar mes tjerash edhe përmes procesit Zhan Mone në bashkëpunim me Kuvendin e RM-së, si dhe në rezolutat për RM-në.

Dimitrov në Bruksel pati takime edhe me eurodeputetët Udo Bulman (Kryesues i grupit të socialistëve dhe demokratëve në PE), Andrej Kovaçev (nënkryesues i grupit EPP), Ivo Vajgëll (raportues për RM-në në PE, anëtar i grupit të Liberalëve dhe demokratëve evropianë), me Johanes van Balen (kryetar i Grupit të miqve të RM në PE, ALDE), si dhe me Dejvid MekAlister (kryesues i AFET, naëtar i EPP). Nga ana e bashkëbiseduesve është shprehur mbështetje e fuqishme për drejtimin e lëvizjes së RM-së dhe shpresë se vendi ynë përfundimisht do të gjendet tërësisht në familjen e BE-së.

Gjatë ditës, shefi i diplomacisë së Maqedonisë duhet të takohet edhe me Fabio Masimo kastaldo (nënkryetar i PE-së, anëtar i grupit për liri dhe demokraci të drejtpërdrejtë), Tunhe kelam (EPP), Tamash Meseriç (grupi i Të Gjelbërve), Sofia Sakorafa (grupi E Majta e bashkuar evropiane), Tanja Fajon (grupi i socialistëve dhe dmeokratëve), Knut Flekenshtajn (grupi i socialistëve dhe demokratëve në PE), Çarlls Tenok (grupi i Konservatorëve dhe reformatorëve evropianë), kumtoi MPJ.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat