Mickoski dhe Danielsson flasin për integrimin e Maqedonisë

Maqedonia

Mickoski dhe Danielsson flasin për integrimin e Maqedonisë

Më: 29 gusht 2018 Në ora: 18:48
Pamje nga takimi

Kryetari i OBRM-PDUKM-së Hristijan Mickoski, realizoi takim me drejtorin e Drejtorisë për Zgjerim dhe Politikë Fqinjësore të Komisionit Evropian, Christian Danielsson.

Gjatë takimit Mickoski afirmonte angazhimin e OBRM-PDUKM-së lidhur me anëtarësimin e Republikës së Maqedonisë në Bashkimin Evropian. Mickoski tha se OBRM-PDUKM-ja beson në reformat dhe postulatet ideologjike të të integrimit evropian.

Mickoski përsëriti qëndrimet e OBRM-PDUKM-së lidhur me marrëveshjen me Republikën e Greqisë duke thënë se partia nuk mund të pajtohet me përmbajtjen e marrëveshjes për shkak se është në kundërshtim me sistemin juridik të Maqedonisë si dhe nga standardet ndërkombëtare dhe praktike.

Bashkëbiseduesit u pajtuan se është e nevojshme komunikimi i mëtejshëm mes OBRM-PDUKM-së dhe përfaqësuesve të Komisionit Evropian me gjithë nevojën e zmadhuar të reformave të gjithëpërfshirëse në sistemin ekonomik, politik dhe juridik.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat