REM kërkon masa disiplinore për punëtorin që dha urdhër që ekskavatori të shkel gjithçka që ka para

Maqedonia

REM kërkon masa disiplinore për punëtorin që dha urdhër që ekskavatori të shkel gjithçka që ka para

Më: 29 gusht 2018 Në ora: 19:30
Ilustrim

Resurset energjetike të Maqedonisë (REM) AD Shkup kërkon që të ngritet procedurë disiplinore për punëtorin që ka dhënë urdhër që ekskavatori të shkel gjithçka para gjatë punimeve në Vodno.

Incidenti ka ndodhur sot gjatë punimeve të ndërtimin në malin Vodno, në ndërtimin e gazsjellësit, ku, sipas incizime të publikuara në media, punëtori ka dhënë urdhër lëvizjen e ekskavatorëve në momentin kur pasur të pranishëm nga shoqatat qytetare.

REM kërkon që të largojnë punëtorin nga hapësira ku punohet dhe ai “nuk guxon të shfaqet më gjatë realizimit të aktiviteteve ndërtimore”, ndërsa ka firma kërkohet që ndaj punëtorit të ngritet masa disiplinore.

Sot vazhduan aktivitet ndërtimore për gazifikimin e Republikës së Maqedonisë në Vodno.

Që kur kanë nisur aktivitet ndërtimore, janë paraqitur disa qytetarët që në mënyrë paqësore kanë qëndruar në afërsi të ekskavatorëve. Makinat ndërtimore menjëherë kanë ndaluar, ndërsa një nga punëtorët ka nisur të fjaloset me aktivistët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat