Paga më të larta për të punësuarit e arsimit fillor dhe të mesëm në Maqedoni

Maqedonia

Paga më të larta për të punësuarit e arsimit fillor dhe të mesëm në Maqedoni

Më: 29 gusht 2018 Në ora: 20:22
Ilustrim

Qeveria në seancën e rregullt të sotme solli vendim për rritjen e rrogave të të punësuarve në arsimin fillor dhe të mesëm për 5%, duke filluar nga pagesa e rrogës për muajin shtator.

“Për rritjen e rrogave në arsimit fillor, për tremujorin e katërt nga viti 2018, Ministria e Arsimit dhe Shkencës do të ndajë 99 milionë denarë, derisa për rritjen e rrogave në arsimin e mesëm, do të ndahen 40 milionë denarë”, kumtoi shërbimi për komunikim i Qeverisë.

Për realizimin e rritjes së parashikuar të rrogave Ministria e Arsimit dhe Shkencës, siç thonë nga Qeveria, do të nënshkruajë marrëveshjet me Sindikatën e Pavarur për Arsim, Shkencë dhe Kulturë të Republikës së Maqedonisë.

Me marrëveshjet vërtetohet paga më e ulët e shkalles më të ulët te pajtueshmërisë së të punësuarve nëpër shkolla fillore do të arrij vlerën prej 12.714 denarëve dhe paga me e ulët e shkalles më të ulët te pajtueshmërisë së të  punësuarve nëpër shkolla të mesme do të arrij vlerën prej 13.117 denarëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat