MPB dhe Prokuroria po hetojnë punën e Projkovskit në Teatrin e Maqedonisë

Maqedonia

MPB dhe Prokuroria po hetojnë punën e Projkovskit në Teatrin e Maqedonisë

Më: 30 gusht 2018 Në ora: 10:53
Dejan Projkovski

Inspektorët e Departamentit të Krimit të Organizuar nga Ministria e Punëve të Brendshme, pas një urdhri nga prokurori publik nga Prokuroria Publike, javën e kaluar filluan hetim mbi punën e ish-drejtorit të Teatrit Kombëtar i Maqedonisë (TKM), drejtorit Dejan Projkovski.

Nga MPB për AIM deklarojnë se ato po veprojnë pas urdhrit të Prokurorisë Publike, por nuk dhanë më shumë detaje sepse bëhet fjalë për procedurë paraprake.

“Me urdhër të Prokurorisë Publike, nga ana e Departamentit për Krim të Organizuar ka vepruar në TKM. Për shkak se bëhet fjalë për procedurë paraprake nuk mund të japim më shumë detaje”, thonë nga MPB.

Dyshohet se gjatë periudhës nga viti 2015 deri në vitin 2017 në teatër janë bërë keqpërdorime nga ana e udhëheqësve të mëparshëm nga drejtori Dejan Projkovski. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat