Koumoutsakos: Deklaratat e Dimitrovit vërtetojnë dëmet e marrëveshjes së Prespës

Maqedonia

Koumoutsakos: Deklaratat e Dimitrovit vërtetojnë dëmet e marrëveshjes së Prespës

Më: 30 gusht 2018 Në ora: 11:35
Giorgos Koumoutsakos

Deklaratat e Nikolla Dimitrov e konfirmojnë kritikën e Demokracisë së Re për marrëveshjen dëmtuese nga Prespa, tha Giorgos Koumoutsakos në reagimin për qëndrimet e përcjella të shefit të diplomacisë para anëtarëve të Komitetit për Punë të Jashtme në Parlamentin Evropian.

Siç njofton Agjencia Informative e Lajmeve, përgjegjësi për politik të jashtme në partinë më të madhe opozitare greke edhe njëherë e përsërisin qëndrimin e Demokracisë së Re në lidhje me zgjidhjen e problemit në mes Greqisë dhe Maqedonisë.

“Deklaratat e Dimitrov në Parlamentin Evropian, për fat të keq, vinë dhe e konfirmojnë kritikat e Demokracisë së Re për marrëveshjen dëmtuese nga Prespa. Kombinimi nga emri “Maqedonia Veriore”, “gjuha maqedonase”, kombësia është ideale për zhvillimin e nacionalizmit dhe irredentizmit në Shkup, tha Koumoutsakos në deklaratën e tij të shkruar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat