Zaev: Çdo tubacion dëmton mijëra drunj

Maqedonia

Zaev: Çdo tubacion dëmton mijëra drunj

Më: 30 gusht 2018 Në ora: 14:50
Zoran Zaev

Kryeministri Zoran Zaev, e dënoi incidentit e djeshëm në Vodno kur punëtorët e ndërtimit u janë kërcënuar aktivistëve se do të shkelën nëse protestojnë duke formuar mur të gjallë në mbrojtje të parkut në Vodno, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Dua të shpreh keqardhje për sjelljen në këtë mënyrë të vozitësve të ekskavatorëve. Absolutisht një ngjarje e tillë është për tu gjykuar, që nëpërmjet kërcënimeve të sulmohen njerëzit. Kemi premtuar dialog për këtë, janë mbajtur dhjetëra takime për këtë, bëhet fjalë për Vodnon tonë, për mushkëritë e Shkupit, por njëkohësisht për projekt me vlera të madhe ekologjike dhe ekonomike. Çdo tubacion dëmton mijëra drunj. Mendoj se të gjithë së bashku do të vazhdojmë të ndjekim projektin e gazifikimit, sepse çdo alternativ tjetër do të sillte më shumë dëme. Nëse gazifikimi do të kalonte nga Mali Zi, projekti do të bënte dëme dy herë më shumë të drunjve”, tha Zaev.

Ai shtoi se projekti do të vazhdojë por në komunikim dhe konsultime me sektorin joqeveritar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat