Referendumi i 30 shtatorit, Ahmeti: Nuk ka vend për kalkulime

Maqedonia

Referendumi i 30 shtatorit, Ahmeti: Nuk ka vend për kalkulime

Më: 30 gusht 2018 Në ora: 15:03
Ali Ahmeti

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, deklaroi sot se referendumi i 30 shtatorit është një rast për të dëshmuar se e ardhmja e integrimit euroatlantik të Maqedonisë është në duart e qytetarëve të saj.

Ai tha se koha për lidership është tani dhe e ardhmja e përbashkët dhe e ndritur është në duart e tyre, dhe se me rrethim të opsionit “për” më 30 shtator vulosin të ardhmen e vendit.

“Qytetarët dhe forcat progresive në vend tashmë janë të bindur që integrimi në NATO dhe në BE sjell paqe të qëndrueshme, stabilitet dhe siguri, barazi dhe marrëdhënie të shëndosha ndëretnike, mirëqenie shoqërore dhe zhvillim ekonomik”, tha ai. 

Ahmeti i ka bërë thirrje opozitës që të dalë në referendum për emrin dhe të ardhmen euroatlantike, pasi nga kjo përfitojnë të gjithë.

“Referendumi i 30 shtatorit është referendum për ta integruar Maqedoninë në NATO dhe BE, andaj ka vetëm dy opsione, për Maqedoninë evropiane ose kundër. Unë jam i bindur që shumica dërmuese e qytetarëve janë për Evropë dhe NATO, andaj nuk ka vend për kalkulime”, u shpreh ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat