Veles, konfiskohen 130 rrënjë kanabis dhe 2.5 kilogram mariuhanë

Maqedonia

Veles, konfiskohen 130 rrënjë kanabis dhe 2.5 kilogram mariuhanë

Më: 30 gusht 2018 Në ora: 17:55
Ilustrim

Gjatë kontrollit në shtëpinë e pronarit me iniciale T.K. (67) në fshatin Krajnici të Velesit policia dje ka gjetur dhe konfiskuar 130 rrënjë kanabis dhe 2.5 kilogram marihuanë.

Siç njoftojnë nga SPB Veles, gjatë kontrollit janë gjetur katër qese të mbushura me kanabis sativa nga e cila prodhohen drogat narkotike, marihuana dhe pesëdhjetë qese më të vogla me peshë rreth 2.5 kilogramë.

Kundër 67 vjeçarit T.K. do të ngrihet kallëzim penal nga Gjykata Themelore në Veles.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat