Përkrahje nga bashkësia maqedonase në Shqipëri për përparimin e Maqedonisë drejt BE-së dhe NATO-s

Maqedonia

Përkrahje nga bashkësia maqedonase në Shqipëri për përparimin e Maqedonisë drejt BE-së dhe NATO-s

Më: 30 gusht 2018 Në ora: 20:06
Kryeministri Zoran Zaev sot u takua me përfaqësues nga bashkësia e Maqedonasve në Shqipëri

Kryeministri Zoran Zaev sot u takua me përfaqësues nga bashkësia e Maqedonasve në Shqipëri, Eftim Mitrevski dhe Niko Kitani, i cili është përfaqësues e pakicës maqedonase në Komitetin për pakica kombëtare pranë Qeverisë së Republikës së Shqipërisë.

Në takim, siç kumtoi shërbimi për shtyp i Qeveris, nga përfaqësuesit e bashkësisë së Maqedonisë është shprehur përkrahje për proceset e suksesshme që çojnë drejt zhvillimit të Maqedonisë në integrimet euro-atlantike. Është biseduar për më shumë çështje aktuale dhe rezultatet nga thellimi i komunikimit mes Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe bashkësisë së maqedonasve në Shqipëri.

“Do ta risim intensitetin edhe më shumë për përkrahjen ndaj maqedonasve që jetojnë dhe punojnë në Shqipëri. Ekziston klimë politike për këtë”, ka thënë Kryeministri Zoran Zaev.

Përfaqësuesit e bashkësisë së maqedonasve kanë dhënë propozime konkrete për përparimin dhe cilësinë e jetës dhe arsimit të qytetarëve të Prespës së Vogël, Golo Brdo dhe Korçës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat