OBRM-PDUKM-ja nuk e thotë qëndrimin për referendumin

Maqedonia

OBRM-PDUKM-ja nuk e thotë qëndrimin për referendumin

Më: 30 gusht 2018 Në ora: 23:23
OBRM-PDUKM

OBRM-PDUKM-ja ende kryen konsultime ku do t’i ndihmojnë të ndërtojë qëndrim për referendumit. Për vetëm një muaj para votimit, në parti dhe tek grupi parlamentar taktizojnë, në pajtueshmëri me njoftimin e Kryetarit Mickoski se qëndrimin e partisë së tij do ta thotë më 10 shtator.

Analisti Albert Musliu thotë se ajo është strategji legjitime e partisë, por zvarritja i zvogëlon rejtingun dhe lë hapësirë për iniciativa tjera që mund të bëhet konkurrencë.

Pas thirrjes nga LSDM-ja që opozita të tregojë përgjegjësi për momentin historik dhe të tregojë se është për BE dhe NATO, nga OBRM-PDUKM-ja thonë se mospajtimi me marrëveshjen kapitulluese nuk do të thotë mos pranimin e vlerave evropiane. OBRM-PDUKM-ja akuzon Qeverinë se dëshiron ta fshehë kriminalitetin, vjedhjen me ndarje të reja mes qytetarëve të Maqedonisë.

Edhe pse nuk precizoji se çfarë fushate do të ketë OBRM-PDUKM-ja, Sekretari i Përgjithshëm i OBRM-PDUKM-së thotë se takimet me qytetarët ka vazhdimisht. Nuk janë preciz as në grupin e deputetëve të OBRM-PDUKM-së. I vetmi vendim është që të mos shfrytëzojnë paratë shtetërore për referendum. I vetmi që doli me qëndrim është deputeti Antonio Milloshoski. Ai sot deklaroi se është për bojkot të referendumit, pa dallim nëse Kuvendi do t’i ndajë mjete apo ajo.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat