Zbulohet arsyeja përse Presidenti Ivanov nuk do të jetë në Maqedoni ditën e referendumit

Maqedonia

Zbulohet arsyeja përse Presidenti Ivanov nuk do të jetë në Maqedoni ditën e referendumit

Më: 31 gusht 2018 Në ora: 00:06
Gjorge Ivanov

Presidenti maqedonas Gjorge Ivanov nuk do të jetë në Maqedoni datën e mbajtjes së referendumit për ndryshimin e emrit kushtetues të Republikës së Maqedonisë, citojnë sot pjesa më e madhe e mediave në Maqedoni, kur në vend do të vendoset një nga çështjet më historike të vendit.

Agjencia e lajmeve MIA paradite kërkoi konfirmim apo përgënjeshtrim të këtij lajmi nga kabineti i presidentit, por që aty nuk mori asnjë qëndrim zyrtar për atë nëse presidenti me të vërtetë nuk do të jetë i pranishëm në vend më 30 shtator, një datë shumë e rëndësishme për historinë e Maqedonisë.

Mediat citojnë se sipas kabinetit të tij, Ivanovi do të pengohet që të japë votën e tij” “pro” apo “kundër”, pasi që do të përfaqësojë Maqedoninë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju-Jork.

Nga kabineti i tij thonë se udhëtimi zyrtar do ta pengojë Ivanovin që të jetë prezent për të dhënë votën e tij për referendum, pasi sistemi i rotacionit për pjesëmarrje në mbledhjet e OKB-së e pamundëson pjesëmarrjen e tij në dy vende. Në marrëveshje mes dy institucioneve, Qeveri-Presidencë, këtë herë në OKB do ta çojë Ivanovin.

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, e cila fillon çdo vit në të martën e tretë të shtatorit, do të mbahet nga 25 deri më 30 shtator. Sipas orarit paraprak të pjesëmarrësve në debatin kryesor të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, të shpallur në faqen e tyre, presidenti Ivanov do të ketë prezantimin e tij më 27 shtator në seancën e mëngjesit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat