Gjykata e Apelit sot vendos për dënimin me burg ndaj Nikolla Gruevskit

Maqedonia

Gjykata e Apelit sot vendos për dënimin me burg ndaj Nikolla Gruevskit

Më: 31 gusht 2018 Në ora: 09:05
Gjykimi i rastit “Tanku”

Gjykata e Apelit në Shkup sot duhet të vendos për ankesën e ish-kryeministrit Nikolla Gruevski, i cili konteston aktgjykimin në rastin “Tanku” të Prokurorisë Speciale Publike për blerjen e “Mercedesit” luksoz në vlerë prej 600 mijë eurove, për të cilin Gruevski u dënua me dy vite burg.

Dje Këshilli Gjyqësor filloi dhe menjëherë e anuloi seancën, për shkak të mospranisë së të pandehurit Gruevski dhe katër avokatëve të tij, të cilët sipas kryetares së Këshillit Penal Cvetanka Perishiq, e kanë sipas procedurës njoftuar se sot do të marrin pjesë në seancën e Gjykatës Penale Shkup për lëndën e PSP “Dhuna në Qendër”, në të cilën Gruevski gjithashtu, është i akuzuar.

Për rastin “Tank” ish-kryeministri Nikolla Gruevski si nxitës për kryerje të veprës është i dënuar me dy vite burg, ndërsa ish-ndihmësministri i MPB-së Gjoko Popovski është i dënuar me gjashtë vite e gjashtë muaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat