Refuzohet kërkesa për anulim të seancës së Apelit, kërkohet përjashtim i Këshillit gjyqësor

Maqedonia

Refuzohet kërkesa për anulim të seancës së Apelit, kërkohet përjashtim i Këshillit gjyqësor

Më: 31 gusht 2018 Në ora: 13:04
Nikolla Gruevski

Këshilli gjyqësor në Gjykatën e Apelit nuk e ka pranuar kërkesën e avokatëve të të akuzuarve për anulim të seancës në të cilën vendoset rreth ankesës së ish-kryeministrit Nikolla Gruevski për aktvendimin në rastin “Tanku” për blerje e “mercedesit” luksoz me vlerë prej 600 mijë euro.
Sipas Këshillit gjyqësor kërkesa e mbrojtjes nuk paraqet bazë për anulim të seancës publike, sqaroi gjykatësja Cvetanka Periq.

Avokati Shterjo Periq theksoi se ata duhet të shkojnë në gjykime tjera, që janë prioritet sepse bëhet fjalë për lëndë paraburgimi. Ai theksoi se do t’i rrezikohen seriozisht të drejtat e Gruevskit nëse seanca mbahet pa praninë e katër avokatëve të tij.

Gruevski tha se avokatët e tij duhet të shkojnë në seanca tjera që zhvillohen kundër tij sepse në të kundërtën përballen me gjoba të larta. Kërkoi anulim të seancës dhe caktim të terminit të ri.
Avokati Zikov shtroi edhe kërkesë për përjashtim të Këshillit gjyqësor pas së cilës gjykatësja Periq e ndërpreu seancën që ta parashtrojë kërkesën deri te kryetari i Apelit.

Për rastin “Tank” ish-kryeministri Nikolla Gruevski si nxitës për kryerje të veprës është i dënuar me dy vite burg, ndërsa ish-ndihmësministri i MPB-së Gjoko Popovski është i dënuar me gjashtë vite e gjashtë muaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat