Vellkovski bëhet udhëheqës i Njësisë për Luftimin e Krimit të Organizuar brenda MPB-së

Maqedonia

Vellkovski bëhet udhëheqës i Njësisë për Luftimin e Krimit të Organizuar brenda MPB-së

Më: 31 gusht 2018 Në ora: 17:48
Llaze Vellkovski

Ish-Drejtori i Drejtorisë së Sigurimit Publik, Llaze Vellkovski, i cili u shkarkua nga ky post për shkak të abuzimit me veturën zyrtare, do të jetë udhëheqës i Njësisë për Luftimin e Krimit të Organizuar brenda Ministrisë së Brendshme.

“Dhe kur kërkova që të shkarkohet, vura në dukje se njeriu ishte nga policia. Padyshim se ka një potencial, ekspert dhe kompetent, i cili duhet të përdoret”, tha ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski.

Përndryshe, Vellkovski u shkarkua pasi me veturën zyrtar të Ministrisë së Brendshme kishte shkuar në Greqi në një kamp veror të drejtuar nga truproja e tij, i cili transportonte një anëtar të familjes së tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat