Vendoset gurthemeli i ndërtimit të ujësjellësit Raven-Reçicë

Maqedonia

Vendoset gurthemeli i ndërtimit të ujësjellësit Raven-Reçicë

Më: 31 gusht 2018 Në ora: 18:20
Raven-Reçicë

Filluan aktivitetet për ndërtimin e sistemit të ujësjellësit Raven-Reçicë e cila do të kushtojë 15 milionë euro dhe do të ndërtohet në pesë vitet e ardhshme.

Me këtë projekt përfshihen vendbanimet në Gostiva, Vrapçisht, Bogovinë dhe Tetovë. Do të përfshihen hapësirat bujqësor në anën e djathtë të magjistrales Tetovë-Gostivar deri në afërsinë e Malit Sharr dhe pjesë të hapësirave nga ana e majtë të rrugës me sipërfaqe mbi 3.300 hektarë.

Ministri i bujqësisë Ljupço Nikollovski tha se sistemi do të ndërtohet në dy faza, në fazën e parë përfshihen vendosja e ujësjellësit kryesor, ndërsa në fazën e dytë do të vendose rrjeti detajues dhe tubat rreth Malit Sharr.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat