Përfaqësuesi i LOBIT takohet me ministrin e Diasporës për Maqedoni, bisedohet për trojet shqiptare

Maqedonia

Përfaqësuesi i LOBIT takohet me ministrin e Diasporës për Maqedoni, bisedohet për trojet shqiptare

Nga: N.Sh Më: 31 gusht 2018 Në ora: 21:22
Skënder Musliu dhe Edmond Ademi

Është zhvilluar një takim ndërmjet përfaqësuesit të lartë të Lobit LOBIT EURO-ATLANTIK SHQIPTAR z. Skënder Musliut dhe ministrit të Diasporës për Maqedoninë z.Edmond Ademi.

Në Qeverinë e Maqedonisë përfaqësuesi i lartë i LOBIT EURO-ATLANTIK SHQIPTAR, zotri Skënder Musliu u takua me ministrin e Diasporës për Maqedoni, z. Edmond Ademi, shkruan gazeta “Bota sot”.

Takimi u mbajt në ambientet e kësaj ministrie dhe u mirëprit nga drejtuesi i sajë z.Ademi.

I ftuari z.Musliu, si përfaqësuesi i lartë i LEASH-it, fillimisht shpalosi Platformën e LOBIT, njoftoi ministrin me aktivitetet, synimet dhe qëndrimet e përgjithshme të organizatës.

Në ketë takim të rëndësishëm u bisedua rreth zhvillimeve dhe aktualiteteve të ndryshme në trojet tona, e në veçanti për reformat dhe referendumin që do të mbahet me 30 shtator 2018, mbi deklarimin e qytetarëve të Maqedonisë rreth ndryshimit të emrit të kësaj republike.

Ministri Ademi përshëndeti iniciativën, dhe u tregua falënderues ndaj Lobit për aktivitetet dhe organizimet të cilat zhvillon organizata në kuadër të Mërgatës.

Ministri gjithashtu shprehu gatishmërinë tij për bashkëpunim në të ardhmen, si dhe propozoj që të mbahen kontakte të rregullta.

Në përmbyllje të këtij takimi z. Skënder Musliu shfrytëzoj rastin t'i dorëzoj edhe një ftesë ministrit për Eventin e LEASH-it i cili do të mbahet me 06 Tetor 2018 në Lörrach të Gjermanisë, e cila mirëprit nga ministri Ademi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat