Prokurori Publik jep të dhënat e para për vrasjen në Ohër

Maqedonia

Prokurori Publik jep të dhënat e para për vrasjen në Ohër

Më: 1 shtator 2018 Në ora: 00:10
Ohër

Prokurori Publik nga Prokuroria Publike në Ohër pas kryerjes së ekspertizës në vendin e ngjarjes në shtëpinë e familjes në Vellgoshti të Ohrit, ku u gjet një trup i gruas së pajetë, dha urdhër për autopsi të personit të vdekur.

Nga Prokuroaria Publike thonë se ende po kërkohen kryerësit e veprës.

Siç theksojnë nga Prokuroria Publike, personin e vdekur e kanë gjetur fqinjët në shtëpinë se saj, ku ka jetuar e vetme. Në trupin e saj janë vërejtur shenja të dhunimit.

Pas urdhrit të Prokurorit Publik, në vendin e ngjarjes janë siguruar shenja të cilat do të jenë subjekt e ekspertizës.

Është dhënë urdhër për bërjen autopsi të personit të vdekur

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat