Premtimi i Zaev: Largohem nga politika nëse nuk kalon referendumi

Maqedonia

Premtimi i Zaev: Largohem nga politika nëse nuk kalon referendumi

Më: 1 shtator 2018 Në ora: 00:54
Zaev

Kryeministri Zoran Zaev, sot përsëri rikujtoi se nëse referendumi për mërin e Maqedonisë që duhet të mbahet më 30 shtator nuk kalon, do të dorëhiqet nga politika.

“Si kryeministër kam mandat deri në dhjetor të vitit 2020, por nëse nuk ka sukses referendum, me shumë gjasa ne përfundojmë me politikat këtu. Por përse do na duhej nevoja për qeverisje kur shteti jonë nuk do të kishte ardhmëri? Prej kësaj pyetje buron përgjegjësia e të gjithë akterëve politik në këtë shtet, përfshirë këtu edhe VMRO-DPMNE-në…E kemi patjetër që të qëndrojmë drejtë në sigurimin e ardhmërisë së Republikës së Maqedonisë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat