BDI miratoi platformën politike për referendumin

Maqedonia

BDI miratoi platformën politike për referendumin

Më: 1 shtator 2018 Në ora: 11:59
BDI

Anëtarët Këshillit Qendror të Bashkimit Demokratik për Integrim mbrëmë në Shkup miratoi platformën poltike për referendumin me qëllim integrimin e Maqedonisë në NATO dhe Bashkimin Evropian.

Nga BDI-ja theksojnë se më 30 shtator, ekzistojnë dy opsione, njëra për Maqedoni evropiane, ndërsa e dyta është e kundërta.

“Pa dyshim dhe me përkushtim të pa krahasuar, Bashkimi Demokratik për Integrim me të gjitha kapacitetet, do të angazhohet për suksesin e referendumit dhe fitoren e forcave progresive në vend”, shkruhet në kumtesën e kësaj partie.

Ata theksojnë nevojën e reformave, sundimin e së drejtës, si dhe nevojën për gjyqësi transparente dhe gjyqësi të pavarur absolut si parakusht për integrimin evropian.

Nga BDI-ja thonë se partia do të veprojë në pajtueshmëri me shumicën shqiptare dhe qytetarëve tjerë në fushëtën “Për”, dhe do të bashkëpunojë me partitë politike, organizatat dhe shoqërinë civile, bashkësinë akademike, krijuesit e opinionit publik, grupet e interesit dhe mediat në fushatën për Evropë dhe NATO.

“Ju bëjmë thirrje opozitës shqiptare dhe maqedonase që të bashkëngjitet në suksesin e përbashkët, sepse me rreshtimin e vendit në Bruksel përfitim kanë shteti dhe qytetarët, përfitime ka edhe opozita”, thonë nga BDI-ja duke ju bërë thirrje të gjithë atyre që dyshojnë dhe kalkulojnë pozitat e tyre për për nevoja politike, të tejkalojnë veten dhe të mbesin me forcat progresive në vend. BDI-ja apelon deri tek diaspora si bartëse e proceseve për ndryshime në vend të vij në Maqedoni më 30 shtator dhe të përkrahë referendumin për integrimin e vendit në NATO dhe BE.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat