Këshilli i Dibrës kërkon ndalimin e peshkimit komercial tek liqeni i Dibrës

Maqedonia

Këshilli i Dibrës kërkon ndalimin e peshkimit komercial tek liqeni i Dibrës

Më: 1 shtator 2018 Në ora: 12:06
Liqeni i Dibrës

Me kërkesë të Shoqatës së peshkatarëve “Trofta”, Këshilli i Komunës së Dibrës, një zëri votoi që të kërkojë nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ujërave, ndalim të peshkimit komercial tek liqeni i Dibrës.

“Anëtarët e Këshillit, që i përfaqësojnë interesat e qytetarëve, ishin të njoftuar nga ana e përfaqësues të sektorit jo qeveritar dhe shoqatës së peshkatarëve, me vendimin që ata e kanë sjellë në takim të përbashkët me peshkatarët rekreativ dhe qytetarët tjerë. Njëzëri e përkrahëm kërkesën që të vendoset ndalim gjashtë vjeçar për peshkim komercial, i cili e varfëron fondin e peshqve. Kërkesa është dërguar në institucion përkatës dhe presim përgjigje pozitive”, thotë Bashkim Mashkulli, Kryetar i Këshillit të Dibrës.

Këshilli, gjithashtu, kërkon koncesion, që duhet të caktohet muajin e ardhshëm, që t’i jepet shoqatës “Trofta”, sepse liqeni ju takon dibranëve dhe më së mirë dinë të kujdesen për të.

Koncesioneri aktual nga “Trofta e Ohrit”, Pepi Vinca, akuzat për se në mënyrë të pakontrolluar ka peshkuar i quan si dezinformata.

“Peshkojmë në pajtim me kriteret e shkruara dhe asgjë më shumë. Madje mund të them se se shfqaja e vjedhësve të peshqve të cilët para 5 viteve ishin shumë, tash janë në minimum, madje edhe nuk ka si rezultat i shërbimit tonë që e sollëm pas marrjes së koncesionit”, thotë Vinca.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat