Në Likovë regjistrohen 337 nxënës në klasë të parë

Maqedonia

Në Likovë regjistrohen 337 nxënës në klasë të parë

Më: 1 shtator 2018 Në ora: 12:29
Likova

Në vitin e ri arsimor në Likovë në klasë të parë do të fillojnë me mësim 337 nxënës të klasës së parë, që është 35 më shumë në krahasim me vitin e kaluar, informojnë nga Komuna e Likovës. Vjet në shtatë shkollat fillore në rajonin e Komunës së Likovës u regjistruan 302 nxënës së klasës së parë.

Nga komuna informojnë se rritja e numrit të nxënësve të klasës së parë kanë tek të gjithë shkollat, në shkollën “Rilindja” në fshatin Llojan, “Faik Konica” në Sllupçan, “7 marsi” në Opajë, “Dituria” në Likovë, “Anton Zako Çajupi” në Otla, “Kultura” në Matejçe dhe “5 tetori” në Nikushtak.

Nga komuna qartësojnë se shkollat që herën janë përgatitur për pranimin e nxënësve dhe informojnë se po punojnë në përmirësimin e kushteve të të gjitha shkollave dhe instalimin e ngrohjes qendror dhe nevojave tjera për arsim cilësor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat