Karavani i bashkëbisedimit me qytetarët “Zëri yt” filloi nga Komuna e Çairit

Maqedonia

Karavani i bashkëbisedimit me qytetarët “Zëri yt” filloi nga Komuna e Çairit

Më: 1 shtator 2018 Në ora: 19:09
Qytetarët e Komunës së Çairit në Shkup sot për së afërmi u takuan me përfaqësuesit e BDI-së në Qeveri, ministrat, zëvendësministrat, sekretarët shtetëror dhe deputetët e zonës

Qytetarët e Komunës së Çairit në Shkup sot për së afërmi u takuan me përfaqësuesit e BDI-së në Qeveri, ministrat, zëvendësministrat, sekretarët shtetëror dhe deputetët e zonës, të cilëve patën mundësi tua shprehin vërejtjet, kërkesat, idetë dhe sugjerimet e tyre për një qeverisje sa më të afërt dhe sa më të mirë.

“Është takimi i tretë në kuadër të këtij karavani për të bashkëbiseduar me qytetarët në komunat ku ata jetojnë. Kemi filluar me komunën e Likovës, kemi vazhduar në Dibër dhe sot jemi këtu në Çair në kuadër të kësaj iniciative për ditë të hapur që e kemi quajtur Zëri yt për t’iu mundësuar qytetarëve që të kenë mundësi për takime të drejtpërdrejta me funksionarët dhe deputetët e zonës që të shprehin sugjerimet, idet dhe kërkesat e tyre dhe mundësit që ne t’iu dalim për ballë atyre nevojave, atyre kërkesave si dhe sugjerimeve, ideve për ta bërë qeverisjen më të përafërt me qytetarët”, tha zëvendëskryeministri Bujar Osmani.

Ai potencoi se takimet do të vazhdojnë në komunat tjera dhe se kjo nuk është në kuadër të fushatës për referendumin.

Të pranishëm në takim me banorët e Çairit ishin: zëvendëskryeministri Bujar Osmani, Sadulla Duraku - ministër i Ambientit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Kreshnik Bekteshi - ministër i Ekonomisë, Arbër Ademi - ministër i Arsimit dhe Shkencës, Shyrete Elezi- zv/ministre e Finansave, Agim Nuhiu – zv/ministër i Punëve të Brendshme, Bekim Maksuti – zv/ministër i Mbrojtjes, Nefrus Çeliku - sekretar Shtetëror në Ministrinë e Bujqësisë, Jahi Jahiu - sekretar Shtetëror në Ministrinë e  Administratës Publike dhe Deputetët e zonës, Ejup Alimi dhe  Artan Grubi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat