BDI vendosi ta shtyjë Kongresin

Maqedonia

BDI vendosi ta shtyjë Kongresin

Më: 2 shtator 2018 Në ora: 12:10
BDI vendosi ta shtyjë Kongresin

Këshilli i Përgjithshëm i Bashkimit Demokratik për Integrim në mbledhjen e mbajtur më 31 gusht në Shkup njëzëri miratoi vendimin për shtyrjen e Kongresit të pestë të partisë, njoftoi shërbimi për informim i partisë.

"Anëtarët e Këshillit të Përgjithshëm të Bashkimit Demokratik për Integrim vlerësuan se të gjitha kapacitetet e veta në këtë vit, BDI ia ka përkushtuar realizimit të barazisë gjuhësore, reformave urgjente, marrëveshjes së fqinjësisë së mirë me Bullgarinë, mbylljes së kontestit me Greqinë, marrjes së ftesës për anëtarësim në NATO dhe datës për fillim të negociatave me Bashkimin Evropian. 

 Rrumbullakësimi i këtij procesi nëpërmjet të mbajtjes së sukseshme të referendumit dhe ndryshimeve kushtetuese është i një rëndësie absolute prioritare për Bashkimin Demokratik për Integrim dhe qytetarëve. 

 Pas përmbylljes së suksesshme të këtyre detyrimeve dhe pritjeve të qytetarëve, Këshilli i Përgjithshëm i Bashkimit Demokratik për Integrim do të takohet përsëri për të sjell vendim për mbajtjen e Kongresit dhe për të hartuar strategjinë e ndërtimit të BDIsë për dy dekadat vijuese", thuhet në njoftimin e BDI-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat