Komuna e Kisella Vodës do të fillojë fushatë për siguri më të madhe të nxënësve në shkolla

Maqedonia

Komuna e Kisella Vodës do të fillojë fushatë për siguri më të madhe të nxënësve në shkolla

Më: 2 shtator 2018 Në ora: 12:51
Foto ilustrim

Të hënën, me fillimin e vitit të ri akademik, Komuna e Kisella Vodës do të fillojë fushatë për siguri më të madhe të nxënësve në shkollat që janë nën kompetencën e Komunës. Kjo fushatë vetëqeverisja lokale do ta zbatojë në bashkëpunim me SPB Shkup- Reparti i prevenimit, SP Draçevë dhe SP Kisella VOdë.

Aktivitet do të realizohen në atë mënyrë që prindërit dhe nxënësit në shkollat do t’ju ndahen material propagandues me përmbajtje edukative.

Fushata për siguri më të madhe tek shkollat do të fillojë tek shkolla filore ‘Rajko Zhinzov” – Draçevë me fillim në ora 8:30 ku Kryetari i Këshillit të Komunës Kisella VOda Dario Shimiq, përfaqësues të stacionit policor Draçevë dhe SPB Shkup – Reparti i për prevenim nxënësve dhe prindërve do t’u ndajnë material edukues.

Ndërsa, Kryetari i Komunës Kisella Voda Filip Temelkovski në ora 9:30 do të jetë prezent tek shkolla “Kiril Pejçinoviq”, ku bashkërisht me përfaqësues nga stacioni policor Kisla Voda dhe SPB Ohër, do t’i edukojnë dhe do të ndajnë material edukues. Pjesë e kësaj fushate do të jetë edhe Sekretari i Komunës Alkensadar Aleksovski, i cili bashkërisht me përfaqësues të SP Kisella Voda dhe SPB Shkupdo të jenë pjesë e fushatës në shkollën fillore “Krume Kepeski”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat