MPB e zbardhi rastin e vrasjes së gruas në Vellgoshti

Maqedonia

MPB e zbardhi rastin e vrasjes së gruas në Vellgoshti

Më: 2 shtator 2018 Në ora: 17:18
Ilustrim

Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) e zbardhi vrasjen e personit B.P (47) në Vellgoshti të Ohrit, ndërsa të dyshuarit I.K (62) nga Ohri i është dhënë masa e paraburgimit deri në 30 ditë.

Siç kumtoi MPB-ja, për shkak të dyshimeve të bazuara për vepër penale të kryer “vrasje”, SPB Ohër deri ka ngritur akuzë penale tek Prokuroria e Përgjithshme kundër personit I.K (62) i cili jeton në Ohër. I akuzuari, veprën penale e ka kryer gjatë periudhës nga 29 deri 31 gusht në shtëpinë e B.P, në rrugën “Ilindenska” në Vellogshti.

Pas ndërmarrjes së masave dhe aktiviteteve, më 31 gusht në ora 21:00, personi I.K është gjetur në Strugë dhe është arrestuar, ndërsa gjykata i shqiptoi masë paraburgimi 30 ditor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat