Rrahje e përgjakshme në aeroportin e Shkupit, për një vend parkingu

Maqedonia

Rrahje e përgjakshme në aeroportin e Shkupit, për një vend parkingu

Më: 2 shtator 2018 Në ora: 22:42
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një incident i rëndë ka ndodhur sonte mbrëma në Aeroportin Ndërkombëtar “Shkupi”, ku disa persona janë rrahur fizikisht derisa kanë humbur edhe vetëdijen.

Një një video të publikuar në rrjetet sociale shihen disa persona të cilët përdorin dhunë fizike, që sipas informacioneve të para vendi i parkingut ka qenë arsyeja.

Për momentin nuk ka të dhëna zyrtare për të lënduarit dhe cilët kanë qenë fajtorët e vërtetë të kësaj dhune, ndërsa përleshja fizike është ndërprerë pasi kanë ndërhyrë persona tjerë.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat