Ljube Boshkoski sot dëshmon për lëndën “Tortura”

Maqedonia

Ljube Boshkoski sot dëshmon për lëndën “Tortura”

Më: 3 shtator 2018 Në ora: 09:03
Ljube Boshkoski

Me dëshminë e Lube Boshkoskit sot në Gjykatën Penale duhet të vazhdojë seanca për lëndën “Tortura” e Prokurorisë Publike Speciale në të cilën të akuzuar janë ish-drejtori i DSK-së Sasho Mijallkov, ish-njeriu i parë i njësitit “Alfa” Ivica Antevski – Puki si edhe pesë pjesëtarë të njësitit, për arrestimin e Boshkoskit.

Prokurori Lubomir Lape në fjalët hyrëse në seancën paraprake tha se PSP do të dëshmojë se në bazë të përcaktimit politik i akuzuari i parë Mijallkov i ka urdhëruar të akuzuarit e tjerë gjatë arrestimit të Boshkoskit që ai të vuaj në mënyrë psikike, ndërsa e gjithë kjo për hakmarrje politike për mesazhet e dërguara gjatë fushatës zgjedhore.

Sipas Lapes, policët në kundërshtim me dekretin për mjetet për detyrim, kanë përdorur forcë të madhe. Policët, siç tha ai, e kanë dëgjuar urdhrin dhe i kanë bartur kanosjet prej Mijallkovit, ndërsa njëri prej të akuzuarve ia ka vënë pistoletën në kokë dhe i ka thënë “nuk do të shohësh ditë të bardhë”.

Si dëshmi, prokurori Lape tha se do të jepen incizimet e disa televizioneve dhe video incizimet e MPB-së në ditën e arrestimit, si edhe dëshmitë me shkrim të mbështetura prej të ashtuquajturave bomba.

Sipas avokatit Lupço Shvrgovski midis tjerash theksoi se do të dëshmohet se Boshkoski ka dhënë rezistencë gjatë arrestimit dhe se për këto arsye të akuzuarit kanë vepruar siç duhet.

Më herët në këtë lëndë të gjithë të akuzuarit janë deklaruar të pafajshëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat