Policia me aksion kundër garave joligjore në Shkup, shqipton disa dënime

Maqedonia

Policia me aksion kundër garave joligjore në Shkup, shqipton disa dënime

Më: 3 shtator 2018 Në ora: 10:36
Ilustrim

Departamenti për siguri në komunikacion pranë Sektorit për Punë të Brendshme në Shkup, dje në periudhën prej orës 14:00 deri 00:00 ka kryer aksion kontrollues në rajonin e Shkupit me qëllim zbulimin dhe sanksionimin e shoferëve të cilët organizojnë gara joligjore.

Siç njoftojnë nga MPB, nga ana e zyrtarëve policorë përkohësisht janë konfiskuar 35 motoçikleta, për shkak të dyshimeve për parregullsi teknike dhe pajisje të cilat krijojnë zhurmë më të madhe se e lejuara.

Ndërsa policia ka zbuluar edhe shkelje tjera sipas Ligjit për siguri në komunikacion, me çka janë dhënë 15 urdhërpagesa të detyrueshme dhe 24 urdhërpagesa për kundërvajtje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat