Boshkoski: Pasi më arrestuan, policët më thanë se është përshëndetje nga shefi

Maqedonia

Boshkoski: Pasi më arrestuan, policët më thanë se është përshëndetje nga shefi

Më: 3 shtator 2018 Në ora: 12:50
Ljube Boshkoski

Në Gjykatën Penale në Shkup sot ka vazhduar gjykimi për lëndën e PSP-së “Tortura”. Në seancën e sotme ka dëshmuar vetë Ljube Boshkoski, i cili ka rrëfyer për ngjarjet dhe arrestimin e tij.

“Me vete kisha një qese me para të cilat asnjëherë nuk i kam numëruar dhe nuk i kam shikuar. Sa ju afrova makinës, dikush bërtiti: Ndalo, policia. Unë i shokuar e hodha qesen dhe u ndala në vend”, tha Boshkoski para trupit gjykues.

Ai shtoi se në atë moment e kanë kapur policë me dhe pa maska, të cilët e kanë vendosur në makinë dhe ia kanë lidhur duart.

“Filluan të më kontrollojnë. U mblodhën një numër i madh i policëve. Më pas filluan të bërtasin: vendoseni këtë mbeturinë në tokë. Për shkak të urrejtjes politike, nuk i kanë kursyer as fjalët e ndyta”, tha Boshkoski.

Ai deklaroi se pasi e kanë vendosur në makinë njëri nga policët, pasi ia ka vendosur armën në kokë i ka thënë se kjo është përshëndetja nga shefi, duke iu referuar Sasho Mijallkovit.

Përndryshe, në seancën e sotme për lëndën “Tortura” i pranishëm është edhe i akuzuari Sasho Mijallkov.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat