Oleg Scherbak përfundon misionin diplomatik në Maqedoni

Maqedonia

Oleg Scherbak përfundon misionin diplomatik në Maqedoni

Më: 3 shtator 2018 Në ora: 13:36
Oleg Scherbak

Ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov, sot ka pasur takim lamtumirës me ambasadorin e Rusisë në Shkup, Olev Scherbak, i cili ka përfunduar misionin e tij diplomatik në Maqedoni.

Nga Ministria e Punëve të Jashtme thonë se Dimitrov në takim ka thënë se shpreson që marrëdhëniet mes dy vendeve do të zhvillohen në frymën e miqësisë tradicionale dhe mirëkuptimit të ndërsjellë.

“Maqedonia strategjikisht është e orientuar drejt integrimeve euroatlantike, ndërsa rëndësi ju jep edhe zhvillimit të marrëdhënieve me Federatën Ruse dhe është e gatshme të intensifikojë bashkëpunimin në të gjitha fushat”, ka thënë Dimitrov në takim me Scherbak.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat