Prej sonte çmime të reja të derivateve të naftës në Maqedoni

Maqedonia

Prej sonte çmime të reja të derivateve të naftës në Maqedoni

Më: 3 shtator 2018 Në ora: 13:49
Ilustrim

Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës dhe dizelit nga sonte në mesnatë do të rriten për 1 deri 1.5 denarë me vendim të Komisonit Rregullator për Energjetikë (KRRE).

Sipas KRRE, çmimi i ri i Eurosuper BS-95 do të rritet për një denarë dhe do të arrijë 72 denarë për litër, Eurosuper BS-98 do të rritet për 1.5 denarë dhe do të arrijë 74 denarë për litër.

Gjithashtu edhe çmimi i Eurodiesel do të rritet për 1.5 denarë dhe do të arrijë 64.5 denarë për litër.

Ndërsa çmimi i vajit ekstra të lehtë për amvisëri do të rritet për 1.5 denarë dhe do të shitet për 53 denarë për litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i mazutit rritet për 0.951 denarë dhe do të arrijë 34 denarë për kilogram.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat