Merkel viziton Maqedoninë

Maqedonia

Merkel viziton Maqedoninë

Më: 3 shtator 2018 Në ora: 14:41
Angela Merkel

Kancelarja gjermane Angela Merkel do të arrijë të shtunën në Shkup, ku do të bisedojë me kryeministrin Zoran Zaev rreth zhvillimit rajonal dhe çështjeve dypalëshe, njoftoi zëdhënësi i saj, Stefan Seibert.

Merkel vjen para referendumit mbi një marrëveshje me Greqinë mbi emrin e ri të ish-republikës jugosllave. Një përgjigje pozitive do të zhbllokonte përfundimisht rrugën e Shkupit drejt NATO-s dhe BE-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat