Zaev-Page: Prioritet të jenë interesat shtetërore dhe jo ato partiake - Bota Sot
Zaev-Page: Prioritet të jenë interesat shtetërore dhe jo ato partiake

Maqedonia

Zaev-Page: Prioritet të jenë interesat shtetërore dhe jo ato partiake

Më: 3 shtator 2018 Në ora: 16:21
Zaev, Page

Kryeministri Zoran Zaev sot realizoi takim me Andrew Page, drejtorin për Ballkanin Perëndimor në Ministrinë për Punë të Jashtme të Britanisë së Madhe.

I shoqëruar nga ambasadorja e Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut në Shkup, Rachel Galloway.

Drejtori nga MPJ e Britanisë për Ballkanin Perëndimor, Page në takim tha se rajoni është në një moment të ri, ndërsa klimën pozitive është në falënderim të arritjeve të Maqedonisë dhe hapat tjerë që vendi duhet t’i ndërmarrë janë progresi drejt integrimeve.

“Ne e dimë se duhet të jemi përgjegjës dhe të ndërmarrim hapa, sepse vetëm në këtë mënyrë do të sigurojmë të ardhmen e qytetarëve, në planin ekonomik dhe sigurisë. Jam i bindur se shumica e qytetarëve do të dalin në referendum dhe do të votojnë për Maqedoninë në NATO dhe BE. Ajo çka është e rëndësishme se të gjitha subjektet politike t’i lënë interesat partiake dhe personale dhe të vendosi për interesat shtetërore, ajo është të dalin dhe të sqarohen në referendum”, tha kryeministri Zaev. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test
Tjera