Rexhepi: Është pjesërisht e vërtet se Vodno nuk do të kthehet si në gjendjen e mëparshme

Maqedonia

Rexhepi: Është pjesërisht e vërtet se Vodno nuk do të kthehet si në gjendjen e mëparshme

Më: 3 shtator 2018 Në ora: 16:26
Rexhepi

“Do të priten vetëm 1.7 hektarë drunj nga gjithsej 9.3 hektarë”, thotë drejtori i resurseve energjetike të Maqedonisë, Bajram Rexhepi, duke i bindur aktivistët se nuk do të shkatërrohet Vodno nëse gazsjellësi kalon sipas planit të tanishëm.

“Fliten fjalë të pakuptimta se Vodno po shkatërrohet. Nga e gjithë mali, do të priten vetëm 0.7 për qind”, tha Rexhepi.

Sipas tij dëmi për buxhetin do të jetë 9.7 milionë euro, gjegjësisht kjo do ta ndërpresë ndërtimin për pesë vjet, ndërsa do të duhet edhe dokumentacion i ri dhe do të ketë shfuqizime të marrëveshjeve. Rexhepi mendon se nuk mund të lejohet që gazsjellësi të kalon nëpër Malin e Zi sepse është tokë erozive, ndërsa edhe atje do të pritej drunj sa edhe në Vodno.

“Është pjesërisht e vërtet se Vodno nuk do të kthehet si në gjendjen e mëparshme. Pesë metra në boshtin e tubacionit nuk mundet të mbillet. Në përgjithësi nuk vërehet gazsjellësi që u ndërtua për pjesën Negotinë-Shtip”, tha Rexhepi. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat