Maloku: Shqiptarët në Maqedoni s’duan ndarje, ndjehen rehat me Zaevin

Maqedonia

Maloku: Shqiptarët në Maqedoni s’duan ndarje, ndjehen rehat me Zaevin

Më: 4 shtator 2018 Në ora: 13:08
Albinot Maloku

Analisti i njohur kosovar, Albinot Maloku thotë se, ideja për korrigjimin e kufijve apo shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë mund ta destabilizoj rajonin e Ballkanit.

“Ehoja e ides së korrigjimit të kufinjëve e prek ose do të provohet të shfrytëzohet edhe nga politikanët e këtyre vendeve, pra të serbëve e shqiptarëve. Me të drejt mund të thonë edhe ata se duan korrigjim kufijsh për t’iu bashkangjitur shteteve tjera. Millorad Dodik ka kohë që promovon politika separatiste në Bosnje dhe Hercegovinë, ndërsa shqiptarët në Maqedoni janë më rehat me kryeministrin Zaev dhe deri më tani nuk është se janë dëgjuar të flasin për bashkangjitje me ndonjë shtet tjetër”, thekson Maloku për Ibna, transmeton agjencia e lajmeve INA.

Sipas tij, idea e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi për korrigjim kufijsh mes Kosovës e Serbisë nuk mund të jetë e izoluar e tu përkas vetëm këtyre dy vendeve.

“Kjo ide ka një eho shumë më të madhe dhe si e tillë është ekspozuar pa pasur kushte të volitshme në teren për tu realizuar. Në lidhje me shkëmbimin e territoreve mes Kosovës e Serbisë ka folur vite më parë edhe kongresmeni amerikan Dana Rohrabaker mirëpo ishte zë i izoluar, ndërsa tani i njejti gëzon një reputacion respektues nga ana e presidentit Trump. Ndërsa sot për korrigjim kufijsh ose shkëmbim teritoreve flitet mjaft shumë, mirëpo idea e presidentit Thaçi nuk është e shëndetshme dhe mund të ketë efekte jo të mira për Kosovën, e për pasojë fuqishëm duhet kundërshtuar. Bashkimi Evropian në asnjë rrethan deri më tani nuk i ka lënë hapësirë kësaj zgjidhjeje, mirëpo ka insistuar në një perspektiv evropian për vendet e Ballkanit. Ky kurs politik duhet të ndiqet, e nëse ky ndiqet dhe dështon atëherë BE provohet si e dështuar dhe politikanët e Ballkanit do të provojnë lojra të tipit Tuxhman – Millosheviq, të cilat mund të sjellin destabilizim”, është shprehur ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat