Maqedoni, eksporti për shtatë muaj ka shënuar rritje prej 25.7 për qind

Maqedonia

Maqedoni, eksporti për shtatë muaj ka shënuar rritje prej 25.7 për qind

Më: 4 shtator 2018 Në ora: 15:54
Ilustrim

Shkëmbimi i përgjithshëm me vendet e huaja për periudhën janar – korrik të këtij viti ka qenë 9.102.394.000 dollarë amerikan, me ç’rast ka shënuar rritje prej 24,3 për qind. Vlera e importit, sipas të dhënave të publikuara të Entit Shtetëror Statistikor, është 5.195.729.000 dollarë amerikan dhe ka rritje prej 23,3 për qind, ndërsa vlera e eksportit është 3.906.666.000 dollarë amerikan dhe shënon rritje prej 25,7 për qind.

Deficiti tregtar, në periudhën janar – korrik të vitit 2018, është 1.289.063.000 dollarë amerikan.

Mbulimi i importit me eksport, në periudhën janar – korrik 2018 është 75.3 për qind.

Sipas të dhënave të publikuara, Maqedonia më së shumti eksportonte katalizatorë të bartësve me metale fisnike ose kompozimet e tyre, grupet e përçuesve për ndezje dhe ngjashëm, për automjete, aeroplanë ose anije, pjesët e ulëseve nga nëngrupi 821,1 dhe automjetet motorike për transport të 10 ose më shumë personave, përfshirë edhe shoferin, me motor me djegie të brendshme me ndihmën e kompresionit (dizel ose gjysmëdizel).

Në import më së shumti preket platina ose legurat e platinave, të papërpunuara ose në pluhur, ose vajrat e naftës ose vajrave të fituara nga minerale bitumenoze nga hekuri ose çelik të joleguar, të joplatinuara ose zhvishen edhe metalet tjera nga grupi i platinave dhe legurat e tyre, të papërpunuara ose në formë pluhuri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat