Që të lëviz numëratori, duhet të merren vendime gjyqësore

Maqedonia

Që të lëviz numëratori, duhet të merren vendime gjyqësore

Më: 4 shtator 2018 Në ora: 18:41
Porta e Sheshit në Shkup

17 milionë euro të cilat duhet të konfiskohen nga kompanite Transmet dhe Sileks, janë shumat e para më të mëdha të cilët duhet të konfiskohen dhe të rikthehen në arkën e shtetit dhe të cilët duhet të regjistrohen numratorin e vendosur te Porta e Sheshit të Shkupit.

Nga agjencia për për menaxhim me prona të konfiskuara, thonë se në këto dy rast tanimë ka përparim pasi që ka konfiskim të parave dhe pronës, por drejtuesit e këtyre dy kompanive nuk janë funkasionarë shtetëror që kanë kryer kriminalitet gjatë qeverisjes së kaluar.

"Ju pritni që numratori të fillon të lëvizë dhe të sinjalizon parat e konfiskuara dhe rikthyera në arkën e shtetit e të vjedhura dhe manipulara nga Qeveria e kaluar, gjegjëisht para të maniplura dhe vjedhura nga funksionarë kriminal të Qevrisë së kaluar. Ne për çdo ditë konfiskojmë prona, por jo të funksionarëve të Qeëverisë së kaluar, në mesin e atyre që u konfiskojmë pronat nuk ka emra të njohur dhe publik. Ende nga funkasionarë të tillë nuk kemi konfiskuar dhe rikthyer në buxhet para, dhe as që kemi ndonjë vendim gjyqësor në fuqi. Aktgjykimi i vetëm që është në fuqi është ajo për Sead Koçan, ku janë konfiskuar 17 milionë euro, dhe nëse këtë vendim e konfirmon edhe gjykata e Apelit atëherë do të veprojmë ditën që do të sjell vendimin apeli", thonë nga Agjencia për menaxhim me pronat e konfiskuara.

Nga kjo agjenci thonë se kanë kapacitet që ta ushtrojnë këtë detyrim, dhe nëse është e nevojshme do të kërkohet edhe asistenca e Ministrisë së Punëve të Bredshme (MPB), por siç thonë ato shtetit duhet ti kthehehn në arkën e saj 17 milionë euro.

"Që të lëviz numratori, duhet të lëviz edhe gjyqësori, gjegjësisht ato të funskionojnë dhe të marrin vendime të plotë fuqishme fhyqësore", theksojnë nga kjo agjenci.

Përndryshe, tanimë është e njohur se në numratorin e vendosur te porta e sheshit të Shkupit do të shënohen 433 mijë euro të konfiskuara nga ish-kryetari i Komunës Qendër, Vlladimir Todoroviq, për mallverzime gjatë ndërtimit të urës "Syri", të cilat mjete tanimë janë rikthyer në buxhetin e Komunës Qendër. Para në arkën shtetërore duhet të kthej edhe ish-ndihmës ministri i Policisë, Gjoko Popovski, si dhe gazetarja Ivona Talevska.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat