KSHZ: Komunat të shmangin presionet ndaj administratës

Maqedonia

KSHZ: Komunat të shmangin presionet ndaj administratës

Më: 4 shtator 2018 Në ora: 18:51
Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve shpalosi rregulloren e re e cila i saktëson të gjitha detajet për referendumin e 30 shtatorit, rregullore kjo e përpiluar për referendumin e emrit. 

Anëtari i KSHZ-së, Enver Salihi u bëri thirrje krerëve të Komunave që të mos u bëjnë presion administratës. Salihi nuk saktësoi se cilat janë komunat që bëjnë kryejnë mobing ndaj administratorëve, por megjithatë, luti për qetësi në fushatë dhe në ditën e votimit për referendum. 

Sipas tij, vetëm në këtë mënyrë mund të kemi rezultat korrekt dhe demokratik. Anëtarët e KSHZ-së gjithashtu thanë se do të edukojnë dhe trajnojnë Komisionet Komunale Zgjedhore dhe anëtarët e tyre, pavarësisht përvojës që gëzojnë, me qëllim të qartësimit të të gjitha dilemave rreth referendumit. Me shumicë votash, KSHZ-ja sot shkarkoi 32 anëtarët, kryetarë dhe nënkryetarë të vendvotimeve jashtë shtetit.

Të njëjtit u rizgjodhën po ditën e sotme me ndihmën e një programi spontan, që jepte emrat e të punësuarve në shtet në bazë të nevojave dhe kritereve që u jepnin anëtarët e KSHZ-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat