Kallëzim penal për një shkupjan për kontrabandim të emigrantëve

Maqedonia

Kallëzim penal për një shkupjan për kontrabandim të emigrantëve

Më: 4 shtator 2018 Në ora: 18:54
Qendra rajonale për punë kufitare Jug

Qendra rajonale për punë kufitare Jug deri tek Prokuroria Themelore Publike Shkup ka parashtruar kallëzim penal kundër R.F. (41) nga Shkupi për shkak të dyshimit bazë për vepër të bërë penale "kontrabandim të emigrantëve". Nga gjykatësi për procedurën paraprake, të denoncuarit i është caktuar masë e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditëve.

Siç informoi sot MPB-ja, më 1 shtator në orën 17:30 minuta në autostradën Gjevgjeli-Shkup, tek fshati Përdejci, nëpunësit policorë nga Stacioni policor për vendkalim kufitar dhe mbikëqyrje kufitare Bogorodicë kanë vërejtur  një automjet motorik "Hjundai" me targa të Shkupit në të cilin ka pasur emigrantë.

Automjeti me shpejtësi të madhe është nisur drejt Shkupit, ndërsa policët janë nisur pas tij. Pas rrugës Miravci, automjeti ka ndaluar, emigrantët kanë dalur nga ai, ndërsa automjeti ka vazhduar më tutje.

Pas një kohe të shkurtër është ndaluar, ndërsa atë e drejtonte R.F. (41) nga fshati Hasanbeg i Shkupit. Janë gjetur edhe 14 persona-emigrantë nga të cilët 11 persona nga Afganistani dhe tre nga Pakistani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat