Vrau prindërit dhe motrën, rrëfehet 28-vjeçarja shqiptare që ideoi krimin makabër

Maqedonia

Vrau prindërit dhe motrën, rrëfehet 28-vjeçarja shqiptare që ideoi krimin makabër

Më: 5 shtator 2018 Në ora: 08:26

Policia e Maqedonisë ka zbardhur krimin e rëndë në një familje shqiptare në Dibër të Madhe në 27 gusht. Porositësja e krimit të 3-fishtë është 29-vjeçarja Blerta Pocesta e cila ka organizuar vrasjen e babait, nënës dhe motrës 13-vjeçare. Ajo është ndaluar nga policia ku pas marrjes në pyetje ka rrëfyer se ishte ajo që e planifikoi gjithçka, por ka mohuar që të jetë ajo autore e krimit makabër.

Burime zyrtare të Ministrisë së Punëve të Brendshme thanë për mediat se pas hetimeve të pandërprera dhe pas marrjes në pyetje të të akuzuarës, 28-vjeçarja ka pranuar se ka dorë në eliminimin e babait, Amid Pocesta, 55-vjeç, nënës Nazmije, 53-vjeçe dhe motrës së vogël Anilës, 13-vjeçare. Sipas Blertës ata e kishin penguar të martohet me të dashurin e saj, një shtetas italian.

“E akuzuara ka pranuar se vrasjen e organizuar pikërisht ajo, por jo edhe ekzekutimin. Po hetohet pistoleta, e cila ishte blerë nga Ferdi G. 33-vjeçar nga Gostivari, ndërsa ishte në pronësi të dajës së tij, Veap M. 66-vjeçar nga Dibra, gjithashtu i akuzuar në këtë vrasje të trefishtë. Arsyetimi i 28-vjeçares para punonjësve të policisë ka qenë se, prindërit e kanë penguar të martohet me një italian”, – thanë zyrtarë të policisë. Dyshohet se 28-vjeçarja e ka bërë krimin për të përfituar sigurimin e jetës së babait të saj që arrinte në mbi 1.2 milion euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat