Avokatët e Gruevskit kërkojnë përjashtimin e prokurores Katica Janeva

Maqedonia

Avokatët e Gruevskit kërkojnë përjashtimin e prokurores Katica Janeva

Më: 5 shtator 2018 Në ora: 10:24
Gruevski

I akuzuari ish-kryeministri Nikolla Gruevski dhe avokati i tij nuk u paraqitën në seancën e sotme të Gjykatës së Apelit.

Avokati i Gruevskit e njoftoi gjyqin se janë të angazhuar në lëndët e tjera në Gjykatën Penale. Ato mes tjerash e kanë njoftuar gjykatën dhe se kanë kërkuar përjashtimin e prokurores speciale, Katica Janeva.

Prokurori Gavrill Bubevski tha se kërkesa për përjashtimin e Janevës është e papranueshme sepse nuk është e lejuar as përjashtim i asnjë prokurori publik.

Gjykatësit vendosën që të shkojnë në pauzë për të marrë vendim për kërkesën e përfaqësuesve të Gruevskit. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat