Me prezantimin e dëshmive materiale, vazhdon gjykimi për Jankulloskën në lëndën “Tanku”

Maqedonia

Me prezantimin e dëshmive materiale, vazhdon gjykimi për Jankulloskën në lëndën “Tanku”

Më: 5 shtator 2018 Në ora: 13:03
Gordana Jankullovska

Me prezantimin e dëshmive të shkruara sot në Gjykatën Penale vazhdoi procedura e ndarë kundër ish-ministres së Punëve të Brendshme Gordana Jankullovska në rastin “Tanku” të Prokurorisë Speciale Publike.

Para fillimit të seancës së sotme gjyqësore avokati nga mbrojtja Boro Tasevski kërkoi që nxjerrja e dëshmive të materialeve të bëhet me prezantimin e tyre për dallim nga paraprakja kur u lexuan vetëm titujt e listës së dëshmive. Sipas mbrojtjes, leximi ka për qëllim të gjithë në tërësi të njoftohen me dëshmitë e materialeve.

Stefço Donev nga PSP tha se propozimi i tillë ka për qëllim vetëm ta anulojë procedurën, duke potencuar se mbrojtja nuk e konteston përmbajtjen e dëshmive të materialeve, por vetëm mënyrën e prezantimit.

Kryetarja e Këshillit Gjyqësor gjykatëse Dobrilla Kacarska tha se gjykata tashmë ka vendosur pas kësaj kërkese në procedurë paraprake, por duke u nisur nga fakti se dy persona të jurisë gjyqësore janë të rinj do të duhet të prononcohet sërish.

Gjykata pas pushimit 10 minutësh e hodhi poshtë propozimin e mbrojtjes si të pabazë dhe u vazhdua me nxjerrjen e dëshmive të shkruara.

Në procedurat paraprake ishin dëgjuar shumë dëshmitarë të propozuar nga prokuroria të cilët në ndonjë mënyrë janë përfshirë në procedurën për furnizim publik të automjetit të blinduar “mercedes” në vlerë prej 600 mijë eurosh në vitin 2012.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat