Maqedoni, sistemohen rreth 760 administratorë në vende pune, mbeten edhe 700 tjerë

Maqedonia

Maqedoni, sistemohen rreth 760 administratorë në vende pune, mbeten edhe 700 tjerë

Më: 5 shtator 2018 Në ora: 15:17
Ilustrim

Rreth 760 administratorë kanë nënshkruar marrëveshje për sistemimin e tyre sipas marrëveshjes së Ohrit, ndërsa për 160 procedura ka përfunduar tërësisht.

Këtë sot e kumtoi zëdhënësi i qeverisë, Muhamed Hoxha, i cili në konferencë për shtyp tha se për 600 të punësuar në administratë procedura është në rrjedhë.

“Një pjesë prej rreth 200 të punësuarve, të cilët nuk e kanë prenuar ofertën do t’u jepet mundësia të vendosen në këtë transfer të parë, në institucionet ku ka nevojë. Të tjerët, do të vendosen në sistemimin e radhës”, tha Hoxha.

Sipas tij, edhe 700 administratorë mbeten të pevendosur, gjegjësisht marrin rroga duke qëndruar në shtëpi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat