A do të shkojë Gruevski në burg, ja kur do të shpallet vendimi

Maqedonia

A do të shkojë Gruevski në burg, ja kur do të shpallet vendimi

Më: 5 shtator 2018 Në ora: 17:23
Nikolla Gruevski

Gjykata e Apelit pritet që deri në fund të javës së ardhshme të sjellë vendimin për dënimin me burg për ish-kryeministrin Nikolla Gruevski. Sot është mbajtur edhe seanca e fundit në lidhje me ankesat e Gruevksit dhe avokatëve të tij për denimin prej dy viteve burg të caktuar nga gjykata Themelore Shkupi 1.

Gjykata e Apelit duhet të vendos lidhur me ankesën e ish-kryeministrit për rastin “Tanku” që hetohej nga Prokuroria Speciale për furnizimin e parregullt të MPB me një makinë ekstra luksoze Mercedes Benz, që kishte një vlerë prej 580 mijë eurove.

Për këtë rast, Gruevski akuzohet si nxitës për kryerjen e veprës dhe se ndaj tij është shqiptuar dënimi prej 2 viteve burg, ndërsa i akuzuar me 6 vjet e 6 muaj burg është edhe ish-ndihmës ministri i brendshëm, Gjoko Popovski për zbatimin e veprës së paligjshme.

Nëse vendimi i gjykatës së Apelit nuk shpallet deri në Tetor, rrezikohet vjetërsimi i lëndës, ndërsa për masat për burgim më të larta se 1 vit, Gruevski do të ketë të drejtë ankese në Gjykatën Supreme.

Gruevski dhe avokatët e tij nuk morrën pjesë në seancë, me arsyetimin se ndaj gjykatës po bëhet presion politik për të vendosur pro burgosjes së Gruevskit. Nga ana tjetër kryeministri Zaev ka kërkuar nga Gruevski që të mos ankohet por në vend të kësaj të tregoj me gisht nëse ka ndonjë njohuri konkrete për presion ndaj gjykatës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat