Spasovski: Qytetarët të raportojnë nëse dikush ju kanoset të mos dalin në referendum

Maqedonia

Spasovski: Qytetarët të raportojnë nëse dikush ju kanoset të mos dalin në referendum

Më: 5 shtator 2018 Në ora: 18:54
Oliver Spasovski

Në takimin e sotëm në Komunën e Butelit, Ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski, tha se “Stacioni policor që gjendet në territorin e Komunës së Butelit ka rezultate të rëndësishme pozitive vitin e kaluar në uljen e kriminalitetit dhe posaçërisht në rregullimin e komunikacionit”.

Në takimet në stacionin policor dhe në Komunë u bisedua edhe për referendumin e 30 shtatorit. “Kjo është moment historik për shtetin tonë. Ju bëj apel nëse dikush ju kanoset ndonjë qytetari të mos del në referendum, qytetarët këtë ra raportojnë në stacionin policor më të afërt. Padyshim që qytetarët e Komunës së Butelit janë të gatshëm t’i japin mundësi Republikës së Maqedonisë dhe të përkrahin integrimet në BE dhe NATO.

“Dua t’ju falënderoj qytetarëve të kësaj Komune që kontribuuan të tregojmë se mundemi ta rregullojmë kaosin në komunikacion i cili ekzistonte dhe ju bëj thirrje që erdhe më tej të jenë partner të policisë së Maqedonisë. Me Kryetarin e Komunës së Butelit biseduam rreth obligimeve tona të përbashkëta. E falënderoj Kryetarin e Komunës që ka kuptim për sigurimin e vendit për ndërtimin e një stacioni policor, që na nevojitet që t’i përmirësojmë kushtet e punës për zyrtarët policorë dhe shpresoj se shumë shpejt do të kemi mundësi të fillojmë me realizimin e një projekti të këtillë të rëndësishëm”, tha Spasovski pas takimit me Kryetarin e Komunës së Butelit, Velimir Smillevski.

Spasovski shtoi se MPB-ja i ndërmor të gjitha masat e nevojshme për vizitat nga delegacionet e huaja, dhe vetë vizitat sipas Spasovskit, janë dëshmi për përkrahjen që Republika e Maqedonisë e ka nga bashkësia ndërkombëtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat